Fokus grup me përfaqësues të shoqërisë civile

26.03.2021

Instituti Demokraci për Zhvillim ka mbajtur një fokus grup me përfaqësues të shoqërisë civile. Në këtë takim u diskutua rreth financimit dhe shpërndarjes së fondeve brenda subjekteve politike dhe përkrahjes së grave gjatë fushatës zgjedhore.

Gjatë muajit prill Instituti D4D do të publikoj një punimin ku objektivi i përgjithshëm i hulumtimit është të kuptojë lidhshmërinë mes financimit të partive politike dhe fuqizimit politik të grave, duke u nisur në premisën së financimi i partive politike duhet të marrë parasysh çështjen e gjinisë, veçanërisht duke marrë parasysh sfidat që gratë kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës kanë në zgjedhje si pasojë e mungesës së financimit të fushatës elektorale. Analiza do të dalë me rekomandimet përkatëse si bazë për hartimin e ndërhyrjeve të ardhshme.

Ky aktivitet u organizua me mbështetje nga Ambasada Britanike në Prishtinë.