
Më datë 10 shkurt 2020, Kosova që duam dhe Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-ekonomike kanë mbajtur debatin për mirëqenien dhe punësimin.
Nga Instituti D4D, pjesë e panelit në këtë debat ishte Valëza Zogjani, Hulumtuese e Politikave. Programi garues i subjekteve politike rreth mirëqenies, politikave sociale, skemave pensionale dhe të gjitha angazhimet që subjektet kanë paraparë për të përmirësuar jetën e qytetarëve ishin pika të diskutimit.
Gjatë debatit u potencua se si shoqëri civile në 10 vitet e fundit kemi bërë mjaftueshëm punë dhe avokim institucional që t’i ndërgjegjësojmë partitë politike që ta kuptojnë konceptin e lehonisë dhe atë të prindërimit. Andaj, është shumë e rendësishme të shihet se si partitë politike po i qasen këtyre koncepteve.
Pjesë e diskutimit ishin edhe: Brikenë Hoxha, Vesa Kelmendi dhe Besa Luzha me mysafire Besa Ismaili.
Videon e plotë të diskutimit mund ta gjeni në:
https://www.facebook.com/kosovaqeduam/videos/426315601771634