Debat me subjektet politike mbi zhvillimin ekonomik dhe pjesëmarrjen e grave në tregun e punës

12.02.2021

Më datë 08 shkurt 2020, platforma Kosova që duam mbajti emisionin n’Odë për të diskutuar lidhur me vizionin e partive politike për zhvillimin ekonomik, dhe në veçanti pjesëmarrjen e grave në treg të punës.

Nga Instituti D4D, pjesë e panelit në këtë debat ishte Judita Krasniqi. Diskriminimi gjinor në tregun e punës është diçka e vërejtshme, dhe në kohën e fundit pandemia e ka nxjerr edhe më në pah pjesëmarjen e ulët të grave në tregun e punës.

Pjesëmarrja e grave në tregun e punës në Kosovë qëndron më së ulëti ne rajon. Fuqizimi ekonomik i gruas në Kosovë nuk është vetëm problem i ekonomisë, por gjithashtu është parë që fuqizimi ekonomik i gruas gjithashtu ka ndikim edhe në hallkat e tjera, nënkupton pozitën e gruas në shoqëri në përgjithësi.

Një zhvillim gjithëpërfshirës ekonomik është i pamundur nëse anashkalohet pjesëmarrja e grave në tregun e punës.

Mysafire në këtë emision ishte edhe znj. Hykmete Bajrami.

Video e plotë mund ta gjeni në: https://www.facebook.com/watch/live/?v=845185546347038&ref=watch_permalink