Të menduarit kritik për gjeneratën e inteligjencës artificiale: edukimi medial për interesin publik

05.09.2025

Projekti: Të menduarit kritik për gjeneratën e inteligjencës artificiale: edukimi medial për interesin publik

Pershkrimi: Ky projekt synon të rrisë transparencën mediatike dhe të nxisë të menduarit kritik midis të rinjve, prindërve dhe profesionistëve të shkollave në Kosovë. Duke promovuar njohuritë mediatike dhe duke ngritur kapacitetet e mediave lokale dhe Komisionit të Pavarur të Medias (KPM) në raportimin dhe verifikimin e fakteve në kohë reale. Iniciativa synon të ndërtojë një kulturë përgjegjësie, transparence dhe pjesëmarrjeje të informuar. Aktivitetet kryesore përfshijnë edukimin e publikut mbi konsumin e përgjegjshëm të përmbajtjes dixhitale, arritjen e standardeve evropiane të verifikimit të fakteve në  mediat e licencuara dhe adresimin e dezinformimit me bazë gjinore në platformat online.