
Ngritja e kapaciteteve tek të rinjtë e Lipjanit dhe sa janë aktivë në proceset e avokimit ishin temat që u disakutan në Sallonin e mbajtur me datë 13 mars në komunën e Lipjanit. Për të diskutuar më konkretisht rreth temes së lartëcekur të ftuar ishin: Anila Reçica Llugiqi, drejtore për Kulturë, Rini dhe Sport, Ardit Cani, përfaqësues nga Komiteti për Rini dhe Sport dhe Bekim Krasniqi, Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit Rinor për të Drejtat e Njeriut (YAHR).
Reçica-Llugiqi u shpreh se ndonëse në të kaluarën nuk ka ekzistuar fare departamenti për rini në komunën e Lipjanit dhe politikat për aktivizimin e të rinjëve ka qenë e vogël, kohëve të fundit përmes shtimit të aktiviteteve të organizuara nga komuna, të rinjtë janë më aktivë. Reçica-Llugiqi u zotua që gjatë kohës qe ajo do te jetë në krye të departaminit për Kulture, Rini dhe Sport do të ngrisë kapacitetet për përmirësimin e infrastrukturës duke shtyer përpara sa me shpejtë që të jetë e mundur ndërtimin e qendrës se kulturës e cila do t’i plotësojë kërkresat e të gjithëve. Deri atëherë, ajo tha që ekzistojnë edhe tri qendra te ngjajshme në fshatrat Magure, Janjevë dhe Shalë ku mund të shfrytëzohen për akvititete të ndryshme. Buxhetin të cilin komuna e ndan për subvencionimin e departamentit për Kulture, Rini dhe Sport arrin 250 mijë euro dhe 50% e tij ndahen për klubet e sportit. Megjithatë, nga gjithsej 49 organizata të regjistruara në komunë të cilat merren me aktivitetet e të rinjëve, vetëm 13 prej tyre janë aktive. Pra, vetë organizatat nuk janë mjaftë të motivuara për t’i zhvilluar politikat e tyre edhepse komuna do të ofronte kushte për përkrahje.
Ndërsa, Cani tregoi para të rinjëve që komiteti që ai përfaqëson është aktivizuar pikërisht për arsyen e numrit të madh të të rinjëve si në fshatra ashtu edhe në qytet dhe interesimit të tyre për të marrë pjesë në aktivitete. Ai shprehet që është i kënaqur me infrastrukturën që ofrohet për zhvillimin e aktiviteteve dhe komiteti mblidhet gjashtë herë në vit për të diskutuar rreth problematikave që mund të kenë të rinjtë dhe ofrimit të zgjidhjeve. Duke u nisur nga përvoja e tij, inkurajon të gjithë te rinjtë e pranishëm të mos ndalen duke qenë pjesë e aktiviteteve në interes të tyre dhe shoqërisë.
Përderisa, Bekim Krasniqi nga Asociacionit Rinor për të Drejtat e Njeriut (YAHR), duke qenë me afër të rinjeve dhe kërkesave të tyre mendon qe numri i sallave dhe terenet për aktivizimin e të rinjëve janë në numër të vogël. Gjithashtu, sipas tij shkollat nuk ofrojnë mundësi aftësimi per avokim, andaj si drejtor i organizatës do te mundohet qe përmes planit te veprimit që ata kanë të ngrisë kapacitetet duke ofruar takime të shpeshta dhe trajnime në dobi të të rinjëve.
Të tre panalistët mendojnë se duke u angazhur të gjithë hallkat e shoqersië se bashku si institucionet, organizatat, klubet e ndryshme, etj., ne mund të kontribuojmë në ofrimin e mundësive dhe arsyes për t’u mos u larguar të rinjtë nga vendi, anipse trendi i largimit është në rritje. Gjithashtu, ata inkurajojnë të rinjtë të jenë të motivuar dhe të angazhuar për përmirësimin e gjendjes aktuale.









