
Të martën më 15 shkurt është mbajtur Salloni i së martës me temën: “Joaktive apo joformale: Ku qëndron problemi i integrimit të grave në tregun e punës?.
Pjesë e panelit në këtë sallon ishin: Eliza Hoxha, anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, Adnan Ahmeti, zyrtar i Zyrës për Planifikm Strategjik dhe Ardiana Gashi, profesore në Fakultetin Ekonomik. Moderimin e këtij Salloni e ka bërë Dafina Lata, gazetare dhe prezantuese në Klan Kosova, që njëherëshit ka shkruar edhe editorialin.
Gjatë këtij diskutimi janë diskutuar sfidat që kanë gratë në tregun e punës, gjithashtu edhe joaktivitetin e tyre. Përveç kësaj janë përmendur edhe mangësitë dhe problemet ligjore dhe mos zbatueshmëria e tyre.
Për deputeten Hoxha, gratë janë më mbrapa në tregun e punës, nuk janë të suportuara, nuk kanë qasje në pronë ashtu siç kanë burrat pavarësisht se ligji ia lejon një gjë të tillë. Përveç kësaj ato edhe stigmatizohen, mirëpo gjithsesi gruaja në Kosovë nuk qëndron keq për shkak se ka iniciativa dhe se qeveria është në proces të formimit të strategjisë.
Ajo shton se gjithmonë duhet të bërë më shumë dhe në fusha të ndryshme që lidhen me gratë duhet t’i diskutojmë bashkërisht dhe në procesin e zbatimit dhe të punës në teren kemi jashtëzakonisht punë.
Ndërsa për Ahmeti që është duke punuar në planifikimin strategjik thotë se duhet të merren shembuj nga vendet e zhvilluar qoftë nga zbatimi i politikave dhe aktiviteteve të ndryshme. Ai thotë se gratë në Kosovë duhet të prezantohen sipas meritave mirëpo ku flasim për iniciativat dhe zbatimin e ligjit qalojmë. Joformaliteti te gratë është shumë më i madh tek gratë ne kemi bërë politika për me adresu inaktivitetin tek gratë shifra janë të mëdha ku i bie që 50 përqind e popullsisë tek na është joaktive.
Kurse për profesoren Gashi, punën që e bon legjislativi dhe strategjia është punë mjaftë mirë, por problemi është komplet te zbatimi dhe mënyra se qysh i qasemi. Duhet të studiohet në thellësi dhe duhet të ndahet në zona urbane dhe rurale. Është mirë me diskutu inaktivitetin dhe informalitetin. Dhe arsyet pse gratë nuk po kërkojnë punë është kujdesi për familje. Duhet të skenohet gjendjen me identifiku grupe që janë të cenueshme për ta kuptuar që jon inaktive.
Gjithashtu në këtë takim u potencua se në Kuvendin e Kosovës duhet të folët për inaktivitetin e grave dhe kjo çështje duhet të diskutohet edhe në seancat e kuvendit.



