Si munden gratë të shpëtojnë ekonominë e brishtë të Kosovës?

08.03.2016 D4D

Më 8 mars, tema e sallonit të së martes ishte: Si munden gratë të shpëtojnë ekonominë e brishtë të Kosovës?

Paneli përbëhej nga: Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Komunës së Gjakovës, Ardiana Gashi, konsulente në Bankën Botërore në Kosovë, Sigrid Meijer, Drejtoreshë për Kosovë, Swisscontact, dhe Lindita Baleta, eksperte për gjithëpërfshirje sociale dhe komunikim – EMPOWER Sektori Privat i USAID-it. Mimoza Kusari Lila potencoi rëndësinë e kuotave dhe shtoi që skemat financiare duhen të jenë dyfish më shumë se sa përqindja reprezentuese e gruas. Në anën tjetër, Ardiana Gashi, Sigrid Meijer dhe Lindita Baleta, u pajtuan se ndër faktorët kyç të mos përfshirjes së grave në fuqi punëtore janë traditat dhe stereotipet gjinore.

Ky sallon u moderua nga Visar Sutaj, Koordinator i projektit/hulumtues në KDI, ndërsa editoriali u shkrua nga Edona Kurtolli, Eksperte për komunikim, Swisscontact.

Ky sallon u realizua në bashkëpunim me FES.

Sallonet e ardhshme