Transparenca dhe llogaridhënia e këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës

03.10.2017 D4D

Të martën më 3 Tetor 2017, u mbajt Salloni me temën: “Transparenca dhe llogaridhënia e këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës”

Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Arton Demhasaj, Drejtor Ekzekutiv, ÇOHU dhe Xhavit Rexhaj, Njohës i çështjeve të arsimit. Panelistët theksuan se Këshilli Drejtues është i politizuar dhe si rezultat UP-ja nuk funksionon i pavaruar, kontrollohet dhe është i varur drejtpërdrejt nga politika. Sipas një hulumtimi, nga 300 profesorë të cilët morrën pjesë në hulumtim 50 prej tyre vijnë nga partitë politike. Anëtarët e tij duhet të jenë persona me aftësi përkatëse profesionale dhe të jenë të përgjegjshëm për të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me financa dhe të japin llogari për menaxhimin dhe ndarjen e këtyre fondeve.

Ky sallon u moderua nga Rron Gjinovci, Drejtor Ekzekutiv, ORCA dhe editoriali u shkrua nga Liridona Ibrahimi, Menaxhere e projekteve, Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL).

Ky sallon organizohet në kuadër të projektit të financuar nga KFOS.

Sallonet e ardhshme