Të rinjtë dhe udhëheqësit komunal: Sa janë të shpeshta takimet mes tyre?

06.12.2018

Rinia duhet të merr rol më aktiv në shoqëri, duhet të jetë më kërkuese ndaj të drejtave të tyre dhe në shfrytëzimin e mundësive që vijnë nga hapësirat institucionale. Kështu u tha në Sallonin e radhës, të cilin Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) më datë 06 Dhjetor 2018 e organizoj në Komunën e Prizrenit, me fokus në temën: “Të rinjtë dhe udhëheqësit komunal: Sa janë të shpeshta takimet mes tyre?”

Në anën tjetër, përgjatë diskutimit nga pjesëmarrësit u specifikua nevoja që komuna të jetë më e hapur ndaj bashkëpunimit me të rinjtë dhe të rejat e Prizrenit, si dhe në këtë drejtim t’i përmirësojë metodat e komunikimit. Si kontribut në diskutim, panelistët patën edhe rekomandime për të rinjtë, ku u theksua se nevojitet një vetëbesim dhe vullnet nga të rinjtë, në mënyrë që të shfrytëzohen mundësitë dhe thirrjet të cilat ata vazhdimisht po i bëjnë.

Pjesë e panelit në këtë diskutim ishin: Artan Abrashi, Kryesues i Kuvendit Komunal, Prizren; Ehat Oreshka, Drejtor, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Prizren; Adelina Hasani, Aktiviste, FemAktiv, Prizren, si dhe Arta Sopaj, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, Prizren.

Salloni u moderua nga Elmedina Bajgora, asistente e hulumtimit në Institutin Demokraci për Zhvillim (D4D), ndërsa editoriali do të shkruhet nga Sarandë Selimi, Gazetare.

Sallonet e ardhshme