Në komunën e Shtërpcës, më 16 tetor, është mbajt salloni me temë “Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë”, ku të ftuar për të nxitur diskutimin kanë qenë zyrtar të komunës së Shtërpcës, si dhe këshilltar komunal.
Folësit treguan më shumë rreth punës së Komunës deri më tani, projekteve të realizuara dhe ato të cilat planifikohen të realizohen në të ardhmen. Pas hapjes së diskutimit, pjesëmarrësit e sallonit ishin të interesuar të flasin më shumë rreth punësimit dhe rolin e komunës për rregullimin e kësaj çështjeje për qytetarët e saj. Zyrtarët komunal theksuan se komuna është duke bërë çmos për të rregulluar këtë çështje, duke bashkëpunuar me donatorë të ndryshëm në sigurimin e mbështetjes financiare për ndërmarrësit të cilët dëshirojnë të fillojnë ndonjë biznes të ri. Temë diskutimi ishin edhe krijimi i kushteve për investitorët e jashtëm, si dhe rritja e subvencioneve për bujqësi nga Komuna.