Sa perspektivë ka një i ri në Kosovë?

19.05.2017 D4D

Të hënën, më 19 maj 2017, në Suharekë u mbajt një sallon i të rinjve me temë: “Sa perspektivë ka një i ri në Kosovë?”

Fjala e hapëse u bë nga: Sali Asllanaj, Kryetar i Komunës së Suharekës, i cili përmendi detyrën që ai ka si kryetar komune për të krijuar një mjedis më të mirë për të rinjtë. Kjo përfshin krijimin e aktivitete jashtë-kurrikulare, gjendje më të mirë arsimore dhe punësim. Mehmet Elshani, Sekretar i Përgjithshëm nga Kryqi i Kuq në Suharekë tha se ka një numër vërtet të madh të të rinjve që jetojnë në kushte të këqija, të cilat nuk u japin atyre asnjë perspektivë. Fadil Hamzaj, nga komuniteti i biznesit përmendi rëndësinë në krijimin e vendeve të punës për të rinjtë. Por ende arsimi është objektivi kryesor që do të ndihmojë për të marrë një punë në këtë komunë. Valon Gega, Sociolog thotë se për shkak se të rinjtë nuk kanë perspektivë, ata vuajnë nga ankthi social, gjë që do t’i bëjë ata të marrin vendimin për të lënë Kosovën.

Ky sallon u moderua nga Fadil Bytyçi, ish-korrespondent i BBC në Kosovë, dhe Op-ed është shkruar nga Besim Kuçi.

Editorialin e këtij salloni mund ta lexoni në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Sallonet me të rinj organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Friedrich Ebert Stiftung.

Sallonet e ardhshme