Përdorimi i alfabetit cirilik në Kosovë: A ka përdorimi i alfabetit cirilik konotacion politik?

27.09.2016 D4D

Më 27 shtator, u mbajt salloni i së martes me temën: “Përdorimi i alfabetit cirilik në Kosovë: A ka përdorimi i alfabetit cirilik konotacion politik?”

Hapja informuese dhe provokuese u realizua nga: Ivan Vuckovic, gazetar dhe publicist i cili tha se për të avancuar gjendjen është e nevojshme që të punojmë në rritjen e kapaciteteve në njërën anë, dhe të punojmë në forcimin e ndjeshmërisë së çështjes të drejtave gjuhësore në anën tejtër. Veljko Samardžic, analist theksoi se komunikimi në mënyrë cirilike me institucionet qendrore në Prishtinë nuk është dhe nuk duhet të përceptohet si provokim në vete. Fadil Lepaja, analist dhe publicist serbët plotësisht e kanë të drejtë të përdorin cilëndo shkrim që ata preferojnë pasi që është edhe një e drejtë që ju garantohet me ligj.

Moderimi dhe shkrimi i editorialit u bë nga Igor Zlatojev.

Editorialin e sallonit mund ta lexoni edhe në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Ky sallon organizohet në bashkëpunim me Zyren e Komisionerit për Gjuhët.

 

Sallonet e ardhshme