Pushimi i përbashkët prindëror: Sa janë të gatshëm burrat për të ndarë këtë përgjegjësi?”

24.05.2017 D4D

Të mërkurën, më 24 Maj 2017, në Prizren u mbajt Salloni me temën:“Pushimi i përbashkët prindëror: Sa janë të gatshëm burrat për të ndarë këtë përgjegjësi?”

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Jusuf Azemi, Kryetar, Sindikata e Sektorit Privat, i cili theksoi punën të cilën kjo sindikatë bën në këtë drejtim. Ai tha se sindikatat nuk kanë qëndrim kundër ndarjes së pushimit prindëror nga të dy prindërit. Por problemi qëndron në atë se si do të rregullohet pagesa për të dy dhe shteti të merr përgjegjësi më të madhe. Drita Grazhda nga Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve në Prizren foli mbi përgjegjësinë më të madhe që kanë gratë në këtë drejtim. Kjo duhet të ndryshohet sepse përgjegjësinë mbi fëmijët duhet të kenë të dy prindërit barabartë. Enes Toska nga EC Ma Ndryshe si një baba model i ditëve të sotme theksoi rëndësinë e burrave për të qenë më afër fëmijëve. Ai theksoi se burrat janë të gatshëm por as hapësira ligjore dhe as mënyra e pagesës nuk është rregulluar prandaj është vështirë të rregullohet.

Ky sallon u moderua nga Ellza Alija, Instituti Demokratik i Kosovës, ndërsa editoriali u shkrua nga Tringa Kasemi, FemAktiv.

Editorialin e këtij salloni mund ta lexoni në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Ky sallon organizohet në kuadër të projektit “Pushimi i përbashkët prindërore në Kosovë”, implementuar nga Demokracia për Zhvillim në Prishtinë, financuar nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetur nga Qeveria Suedeze.

Sallonet e ardhshme