A është arsimi dhe edukimi profesional në përputhje me kërkesat e tregut të punës?

04.12.2018

Ndërlidhja e arsimit dhe aftësimit profesional me kulturën e shoqërisë sonë si nevojë ishte njëra ndër çështjet që u shtrua për diskutim në Sallonin e së Martës të organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), më 04 Dhjetor, 2018 në Komunën e Prishtinës.

Fokusi i këtij salloni ishte në tematikën: “A është arsimi dhe edukimi profesional në përputhje me kërkesat e tregut të punës?”, ndërsa folës në diskutim ishin: Petrit Beqiri, Drejtor Ekzekutiv, Kolegji Heimerer; Valbona Fetiu Mjeku, Udhëheqëse e Divizionit për arsim dhe aftësim profesional dhe arsimi për të rritur, Ministria e Arsimit; Visar Hoxha, Menaxher i Projektit – Zyrtar Ligjor, Shkolla e Lartë Profesionale “Loyola-Gymnasium”.

Si problem i shtruar përgjatë diskutimit ishte edhe arsimi I lartë, apo më konkretisht mungesa e praktikave në këtë nivel të arsimit. Folësit dhe pjesëmarrësit u pajtuan se një studenti të zakonshëm në Kosovë i mungon praktika, e shpesh herë është del se I njëjti student është më mirë I përgatitur në teori, në lidhje me një profesion të caktuar.

Për më tepër, si çështje diskutimi u hap edhe fakti se sa aftësimi professional I prek kërkesat e tregut të punës në mënyrë direkte, si dhe u diskutuan edhe shifrat që momentalisht I posedojmë, ku duke u bazuar në këto statistika, aftësimi professional dhe kërkesat aktuale të tregut të punës nuk përputhen me njëra tjetrën.

Salloni u moderua nga Valëza Mjeku, Menaxhere e Projektit, Instituti EdGuard, ndërsa editoriali është shkruar nga Kushtrim Bajrami, Menxher i Projekteve, Qendra për Arsim e Kosovës (KEC).

Sallonet e ardhshme