Energjia apo Bujqesia? Cili nga këta dy sektorë duhet t’i jepet përparësi për nga subvencionimi?

11.10.2016 D4D

Me datën 11 tetor është mbajtur salloni me temën: “Energjia apo Bujqesia? Cili nga keta dy sektore duhet t’i jepet perparesi per nga subvencionimi?”

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Memli Krasniqi, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i cili tha se ‘përparësisë krahasuese’ duhet të mirretsi kriter përcaktues për vendimin tonë se cilin sektor të prioritizojmë. Mirëpo, një qasje e tillë duket jo shumë racionale, duke qenë që subvencionet janë realisht vendime politike në vend se të jenë ekonomike. Besnik Bislimi, profesor, AUK theksoi se skema e subvencionimit është ‘pre’ e premtimeve elektorale.  Prandaj, subvencionet jo gjithnjë kanë për qëllim përfundimtar rritjen e efikasitetit. Jeton Zulfaj, njohës i politikave evropiane theksi se aktualisht në Bashkimin Evropian, subvencionet në agrikulturë përbëjnë rreth 40% të buxhetit total. Mirëpo, marrja e subvencioneve kushtëzohet me nevojën për investim në Burime të Ripërtëritshme të Energjisë

Ky sallon u moderua nga Visar Prebreza, gazetar ndërsa editoriali u shkrua nga Learta Hollaj, Hulumtuese, Indep.

Editorialin e sallonit mund ta lexoni edhe në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Ky sallon u organizua në bashkëpunim me Friedrich-Ebert-Stiftung (FES)

Sallonet e ardhshme