Dialogu social: Sfidat dhe mundësitë e integrimit të rinisë dhe grave në tregun e punës në komunën e Istogut

16.10.2018

Istogu ishte komuna e radhës në të cilën u mbajt salloni i radhës i së martës me temën “Dialogu social: Sfidat dhe mundësitë e integrimit të rinisë dhe grave në tregun e punës në komunën e Istogut”.

Ndryshimi i mendësisë së sistemit të edukimit, orientimi i të rinjve në shkollat profesionale dhe angazhimi i tyre në qendrat e kompetencës, u vunë në pah nga panelistët, si rekomandime për te rinjtë e komunës së Istogut. Gjithashtu bashkëpunimi institucional ne mes zyrës së punësimit, komunës dhe organizatave te shoqërisë civile në informimin dhe kampanjat avokuese ku ne fokus kane te rinjtë dhe gratë ishin disa nga rekomandimet e nxjerra nga diskutimet e këtij salloni.

Shfrytëzimi i resurseve turistike ne komunën e Istogut dhe mobilizimi i diasporës për investime ne këtë sektor, u pa nga panelistët si një mundësi tjetër për rritjen e punësimit për të rinjtë dhe gratë ne komunën e Istogut.

Ky sallon u organizua në kuadër të projektit “ Fuqizimi i dialogut social”  i mbështetur nga EYE. EYE është projekt i Agjencisë Zvicerane për bashkëpunim dhe zbatohet nga konsorciumi i Helvetas Swiss Cooperation dhe MDA

Sallonet e ardhshme