Vlerësimi i shërbimeve publike dhe transparencës në Komunën e Podujevës

30.01.2025

Në Sallonin e së Martës u diskutua mbi ofrimin e shërbimeve publike dhe transparencën në nivel lokal, ku u bë edhe lansimi i hulumtimit “Drejt një Qeverisje të Hapur në Nivel Lokal”.

Për të diskutuar rreth kësaj teme, të ftuar në panel ishin: Bekim Salihu, Analist i politikave në Institutin GAP dhe Nexhat Tovërlani, Udhëheqës për komunikim me publikun, Komuna e Podujevës.

Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e publikimit të dokumenteve komunale, pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe funksionimit të webfaqes komunale. Megjithatë, mbeten sfida në angazhimin e qytetarëve dhe zbatimin e ligjeve. Transparenca duhet të forcohet për një qeverisje më të hapur dhe llogaridhënëse.

**Salloni u organizua nga Instituti Demokraci për Zhvillim, në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e qytetarëve për vendime më të mira”, mbështetur nga programi i Granteve të Vogla i projektit WeBER 3.0, i zbatuar në Kosovë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim. Përmbajtja e këtij eventi është përgjegjësi e vetme e zbatuesit të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Bashkimit Evropian apo Agjencisë Austriake për Zhvillim.

Sallonet e ardhshme