Tranzicioni i energjisë elektrike në Kosovë: Korniza strategjike dhe investimet që ndikojnë në zhvillim të qëndrueshëm

29.04.2022

Më 26 prill është mbajtur Salloni i së martës me temën: “Tranzicioni i energjisë elektrike në Kosovë: Korniza strategjike dhe investimet që ndikojnë në zhvillim të qëndrueshëm”.

Pjesë e këtij paneli kanë qenë: Sabit Gashi, zëvendësues i Drejtorit të Departamentit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Liron Gjoci, nga Instituti për Politika Zhvillimore INDEP. Moderimi i këtij salloni është bërë nga Njomza Salihi gazetare që njëherëshit ka shkruar edhe editorialin.

Kosova aktualisht është në rrugë të një tranzicioni energjetik për tash e disa vite. Për këtë tranzcionin Sabit Gashi nga Ministria e Ekonomisë ka treguar këtë rrugëtim të Kosovës duke thënë se ka ende shumë punë, është një sfidë për të kaluar nga pika A në pikën B, do të thotë për të arritur ky tranzicion në vitin 2050. E për të arritur te kjo pikë aktualisht është duke u punuar në strategjinë e energjisë që është në draftin e parë të punës.

Tutje Gashi ka treguar se nga vitit 2014 e tutje konsiderohet se Kosova ka bërë disa hapa pozitiv dhe është arrit miksi i energjisë së prodhuar nga fosilet në raport me burimet e ripërtritshme. Ndërsa sa i përket legjislacionit është e ndërtuar një bazë e mirë ligjore të përshtatshme për hapje të tregut të energjisë në raport të ripërtristhshme me fosilet, ku ka kapacitete të avancuara profesionale dhe është një stadë i përshtatshëm që na lejon të ecim drejt energjisë së gjelbër.

Kurse, Liron Gjocaj ka potencuar se në Kosovë sektori që shkakton më së shumti ndotje është energjia, ndonëse Kosova është në vendin e pestë në botë për posedim të thëngjillit, ky produkt është ndotësi më i madh në Kosovë shto këtu edhe instalimet e vjetra. Ai ka thënë se Tranzcioni energjetik në Kosovë deri në vitin 2050 do të arrihet ku pritet të kalohet nga thëngjilli në gazin natyror. Tranzicioni është një kthesë e madhe për Kosovën dhe proceset që do të ndodhnin do të shtynin edhe politikat e gjelbërta do të shtoheshin vendet e reja të punës, do të avancohet tekonologjia.

Burimet e ripërtritshme do të ishin të mirëseardhura për të pasur stabilitet më të madh energjetik mirëpo e kanë edhe një defekt tjetër të cilat janë devijimet ku mund të paraqitet problem për të gjithë sistemin energjetik në Kosovë mirëpo gazi është shumë i përshtatshëm për shkak se ta mbulonin të gjitha ato devijime që mund të ndodhin është shprehur Gjocaj. Mirëpo edhe bashkimi energjetik është një nga parimet e komunitete e energjisë që vendet evropiane të funksionin së bashku dhe do të krijonte mundësi socio ekonomike.

Sallonet e ardhshme