Të rinjtë e Komunës së Lipjanit: Cilat janë sfidat dhe mundësitë për adresimin e nevojave të tyre?

18.09.2019

Me qëllim identifikimin e nevojave të të rinjve dhe diskutimin mbi sfidat dhe mundësitë për adresimin e këtyre nevojave, u mbajt salloni i radhës me temë: “Të rinjtë e Komunës së Lipjanit: Cilat janë sfidat dhe mundësitë për adresimin e nevojave të tyre?”, në Komunën e Lipjanit.

Të rinjtë e kësaj komune patën mundësinë që t’i shprehin kërkesat e tyre dhe të kuptojnë më shumë rreth punës që komuna ka realizuar për përmbushjen e nevojave të tyre. Gjatë këtij diskutimi ndër të tjera u potencua si problem edhe mungesa e qendrave rinore. Pjesëmarrësit shprehën kërkesë që të realizohen më shumë aktiviteteve për të rinjtë, pasi që kjo do të mundësonte përfshirjen më të gjerë të tyre e që do të rezultonte të ketë një rini më aktive në Komunën e Lipjanit.

Pjesë e panelit në këtë sallon ishin: Fauz Xhemajli,  Nënkryetar, Komuna e Lipjanit; Bekim Shabani, Drejtor, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Shqiponjë Bresa, Koordinatore, Grupi “Hope” ndërsa u moderua nga Rinor Krasniqi, Zyrtar për informim, OJQ ICDC.

Ky sallon është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sallonet e ardhshme