Të rinjtë e Komunës së Istogut: Sa po u ofrohen atyre kushte për zhvillimin e aktiviteteve rinore?

25.10.2019

Për realizimin e suksesshëm të punëve, bashkëpunimi është gjithmonë i nevojshëm. Por, shtrohet pyetja se sa po u ofrohen të rinjve kushte për realizimin e këtyre punëve. Këto ishin disa nga pikat të cilat u diskutuan në Sallonin e radhës me Rini me temë: “Të rinjtë e Komunës së Istogut: Sa po u ofrohen atyre kushte për zhvillimin e aktiviteteve rinore?”

Të rinjtë patën mundësinë që të diskutojnë sëbashku në lidhje me aktivitetet rinore të cilat po zhvillohen në komunën e tyre. Nga ana tjetër, ata u ftuan që të jenë më këmbëngulës në kërkesat e tyre në mënyrë që të marrin ndihmë më të madhe nga Komuna. Temë tjetër diskutimi ishte edhe cilësia e projekteve ku theksi u vu në arsyeshmërinë dhe qëllimet e qarta që duhet të kenë projektet të cilat ata propozojnë.

Në fund të këtij diskutimi, panelistët inkurajuan të rinjtë që të kenë vullnet për zhvillimin e aktiviteteve rinore, ku ndihma nga ana e Komunës nuk do t’u mungoj, dhe në këtë mënyrë ata do të mundësonin përfitime të shoqërisë në përgjithësi.

Pjesë e panelit në këtë sallon ishin: Agim Ademaj, Nënkryetar, Komuna e Istogut; Drin Sadikaj, Drejtor, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Blendor Isufaj, Kryetar, KVRL Istog ndërkaq u moderua nga Altiana Zogaj, Sekretare, Kuvendi Rinor i Istogut.

Ky sallon është mbeshtetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

Sallonet e ardhshme