• Shqip

Sfidat e bizneseve vendore pas periudhës post-Covid: Cilat janë ato dhe çfarë politikash duhet ndërmarrë?

14.12.2021

Më 2 dhjetor është mbajtur salloni i radhës me temën: Sfidat e bizneseve vendore pas periudhës post-Covid: Cilat janë ato dhe çfarë politikash duhet ndërmarrë?

Pandemia COVID-19, ka ndikuar në jetën e secilit qytetarë, po ashtu edhe në sektorë të ndryshim të bizneseve, fushë kjo që ka pësuar më së shumti gjatë këtyre dy viteve pandemik.

Për të diskutuar rreth këtyre sfidave Instituti D4D ka ftuar në panel, Jeta Statovcin, nënkryetare e parë e Komisionit për Ekonomi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Besian Mustafa, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-drejtorin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliun.

Deputeti, Besian Mustafa ka theksuar se sektori privat ka mungesë të zhvillimit jo vetëm gjatë pandemisë por edhe je edhe në kohëra të tjera. Sipas tij, injektimi i keshit do të prodhonte rritje të prodhimit ku kjo nuk vlen vetëm për vendin tonë por edhe për ekonomit botërore. “Këshilla ime është që fokusi do të jetë tek përkrahja e sektorit privat jo vetëm tek përkrahja financiare por edhe te përkrahje burokratike”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa, Jeta Statovci, nga Komisioni për Ekonomi, ka përmendur bizneset e reja dhe gratë si më të goditurit të pandemisë. Statovci thotë se sa i përket ndarjes së ndihmave për punëtor ka qenë e barabartë dhe një proces emergjent dhe ka qenë një sfidë për ministrin e financave.

Por për Safet Gërxhaliun, shteti nuk ka bërë mjaftueshëm për bizneset. Ai është shprehur se është koha kur duhet të ndahen sektorët se cilat kanë qenë më të goditura.

“Është momenti që duhet të jemi të orientuar në ekonomi ne nuk kemi mungesë të ligjit por duhet ta zbatojmë atë. Duhet të eliminohet diskursi i administratës se bizneset private duhet vetëm ndëshkuar dhe të jemi më pro biznes të orientuar dhe më pro social”, është shprehur Gërxhaliu.

Për të mësuar më shumë rreth diskutimit videon klikoni KËTU

Sallonet e ardhshme