
Sa janë këshilltarët e Kuvendit Komunal zë i qytetarëve në Kuvend? Kjo ishte tema e cila u diskutua javën e kaluar në sallonin e së martës.
Për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuar në panel ishin: Drita Pajaziti, Këshilltare e Kuvendit Komunal nga LVV; Arjant Topanica, Këshilltar i Kuvendit Komunal nga LDK dhe Shemsi Jashari, Aktivist në Shoqëri Civile. Ndërkaq, salloni u moderua nga Genc Rashiti, Kryeshef Ekzekutiv në EDU Courses.
Gjatë këtij diskutimi u theksua ndikimi i këshillëtarëve të kuvendit komunal në përfaqësimin e interesave të qytetarëve në kuvend. Ligji për vetëqeverisje lokale me përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve per këshillëtarët e kuvendit komunal ku është bërë thelbësore përfaqësimi i zërit të qytetarëve. Si e metë është e dalluar mungesa e komunikimit këshillëtar-qytetar ku po ashtu është theksuar rritja e iniciativave për problemin e lartëcekur si dhe zgjidhjen e sfidave duke krijuar mekanizma për transparencë, shkollim, transport publik dhe barazinë gjinore.
Salloni u organizua nga Instituti Demokraci për Zhvillim, në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e qytetarëve për vendime më të mira”, mbështetur nga programi i Granteve të Vogla i projektit WeBER 3.0, i zbatuar në Kosovë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim. Përmbajtja e këtij eventi është përgjegjësi e vetme e zbatuesit të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Bashkimit Evropian apo Agjencisë Austriake për Zhvillim.

