Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në BE: Dy skenarë për Kosovën

08.10.2020

Të martën, më datë 6 tetor 2020, u mbajt salloni i radhës me temë: “Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në BE: Dy skenarë për Kosovën”. Pjesë e panelit në këtë sallon ishin: Teuta Sahatqija, Zëvendësministre, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Demush Shasha, Drejtor ekzekutiv, Instituti EPIK.

Gjatë diskutimit u prezantua udhërrëfyesi për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian bazuar në dy skenarë: optimist dhe pesimist. Autori i punimit, z. Demush Shasha, prezantoi pikat kyçe të punimit duke u bazuar në rrethanat politike dhe socio-ekonomike të Kosovës si dhe implikimet tjera siç janë normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, operimi i Gjykatës Speciale dhe mungesa e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga pesë shtete anëtare të BE-së.

Në anën tjetër, znj. Teuta Sahatqija, foli për progresin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE si dhe prioritetet e plotësuara dhe të pa plotësuara në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Tutje, shtjelloi edhe kontekstin politik rajonal dhe elaboroi për rendësinë që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE në një të ardhme të afërt.

Salloni u moderua nga Visar Xhambazi, Hulumtues i Politikave, Demokraci për Zhvillim ndërsa editoriali do të shkruhet nga Ngadhnjim Avdyli, Gazetar në Kosovo 2.0

Ky sallon u realizua me mbështetje nga Fondacionet për Shoqëri të Hapur.

Sallonet e ardhshme