Rinia kosovare: problem apo potencial për ta përdorur?

06.11.2017 D4D

Është mbajtur te hënën me 6 Nëntor 2017 salloni në Deçan në kuadër të Salloneve me të rinj në komuna me temën: “Rinia kosovare: problem apo potencial për ta përdorur?”,

Hapjen informuese e mbajtën: Bashkim Ramosaj, Kryetar i Komunës së Deçanit; Burim Ramadani, Drejtor Ekzekutiv i SPRC-së dhe Fitore Shala, koordinatore e Qendrës Rinore. Panelistët dhe pjesëmarrësit u pajtuan se rinia e Deçanit është potencial i cili duhet përdorur por që duhet krijuar mundësitë dhe gjetur format se si te shfrytëzohet ai potencial. Kjo do të ishte në të mirë të ngritjes dhe përfshirjes së tyre në shoqëri. Po ashtu, gjatë këtij diskutimi është ngritur çështja se disa nga te rinjtë në Deçan në pamundësi që të kenë perspektivë në vendin e tyre ata pas përfundimit të shkollës së mesme apo studimeve po emigrojnë jashtë vendit.

Ky Sallon u moderua nga Leondra Istrefaj, anëtare e KVRL-së ndërsa editoriali u shkrua nga Liridona Dervishaj.

Salloni organizohet në kuadër të Salloneve me të rinj të financuar nga MKRS dhe Friedrich Ebert Stiftung.

Sallonet e ardhshme