Rimëkëmbja ekonomike: Prioritetet e qeverisë së re

10.06.2021

Me datë 08 qershor 2021, D4D mbajti Sallonin e së Martës me temë: “Rimëkëmbja ekonomike: Prioritetet e qeverisë së re”.

Pakoja për rimëkëmbjen ekonomike, ndër të tjera, synon uljen e papunësisë, rritjen e zhvillimit ekonomik përmes punësimeve, financimin e start up-eve dhe ndërlidhjen e aftësimit profesional me ekonominë. Gjatë këtij diskutimi u potencua se janë dy elemente me rëndësi të cilat janë marrë parasysh në programin e ri qeveritar, e që janë rritja e zhvillimit ekonomik dhe rritja e punësimit.

Disa nga panelistët pohuan se në programin e ri qeveritar mungon një elaborim më i madh i masave në përgjithësi dhe ajo çfarë është pritur të shihet kanë qenë masat që ndërlidhen me mbështetjen e bizneseve. Sipas tyre, duhet të përshpejtohet implementimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike për shkak se ka masa të cilat nuk janë implementuar ende. U Rekomandua itë bëhej përforcimi i lidhjes me diasporën në mënyrë që ta kanalizohet kapitali i tyre përtej remitencave.

Këto dhe shumë të tjera u diskutuan gjatë Sallonit të së Martës, videon e të cilës mund ta gjeni më poshtë.

Pjesë e panelit në këtë sallon ishin: Mimoza Kusari Lila, Deputete, Kuvendi i Republikës së Kosovës; Visar Vokrri, Drejtor për Programe, Instituti Riinvest, Valmira Rexhëbeqaj, Ekonomiste/Drejtore në REX Consulting Group dhe Armend Muja, Deputet, Kuvendi i Republikës së  Kosovës. Salloni u moderua nga Visar Prebreza, Redaktor, BIRN Kosova, nga i cili do të shkruhet edhe editoriali.


Ky sallon mbështetet nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), si pjesë e projektit “Rruga dytësore drejt evropianizimit: Një qasje partneriteti”, financuar nga Fondacionet për Shoqëri të Hapur.

Sallonet e ardhshme