Qeverisje e Mirë: Sa përfshihen të rinjtë dhe gratë në proceset vendimmarrëse?

04.07.2019

Me qëllim diskutimin mbi politikat rinore dhe përfaqësimin e grave në politikëbërje u organizua salloni me temë “Qeverisje e Mirë: Sa përfshihen të rinjtë dhe gratë në proceset vendimmarrëse?”, në Komunën e Prishtinës.

Gjatë këtij salloni u diskutua në lidhje me mundësitë që u ipen grave në Komunën e Prishtinës për të qenë pjesë e proceseve vendimmarrëse dhe politikëbërëse por njëkohësisht se sa shprehin ato vullnetin e tyre për të qenë pjesë e këtyre proceseve.

Temë tjetër diskutimi dhe fokus i veçantë u vendos edhe mbi politikat rinore. U theksua se të rinjtë duhet të jenë më të angazhuar në aktivitete rinore të organizuara nga Komuna e Prishtinës pasi që kjo do të ofronte edhe mundësitë për përfshirjen e tyre në procese vendimmarrëse.

Pjesë e panelit në këtë sallon ishin: Premtime Preniqi, Zyrtare për Barazi Gjinore, Komuna e Prishtinës si dhe Fitim Rexha, Drejtori, Drejtoria e Rinisë dhe Sportit.

Moderimin e këtij diskutimi e ka bërë Bekim Salihu, hulumtues i lartë, Instituti GAP.

Për të lexuar editorialin e këtij diskutimi, ju lutem KLIKONI KËTU.

 

Ky diskutim u organizua në kuadër të projektit “Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë” me mbështetje financiare nga Ambasada Holandeze në Kosovë.

Sallonet e ardhshme