Qeverisja e Mirë në Prizren: A përfshihen të rinjtë dhe gratë në proceset vendimmarrëse?

19.04.2019

Identifikimi dhe zgjidhja e nevojave të qytetarëve mund të arrihet përmes përfshirjes së tyre në proceset vendimmarrëse. Mungesa e bashkëpunimit në mes të institucioneve lokale dhe grave e të rinjve, është një nga problemet me të cilat po ballafaqohet edhe Komuna e Prizrenit. Për këtë arsye, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizoi sallonin me temë “Qeverisje e Mirë: A përfshihen të rinjtë dhe gratë në proceset vendimmarrëse?” në Komunën e Prizrenit.

Pjesë e panelit në këtë sallon ishin: Dafina Alishani, Këshilltare Komunale, Kuvendi Komunal i Prizrenit dhe Linda Simitçiu, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal (KVRL), Prizren.

Gjatë këtij diskutimi të hapur dhe sfidues, u theksua se gratë dhe të rinjtë duhet të jenë më kërkues në të drejtat e tyre. E përveç kësaj, kontributi dhe pjesëmarrja e qytetarëve,  sidomos e të rinjve, në proceset vendimmarrëse është e domosdoshme si kusht për sigurimin e një qeverisje më të mirë.

Ky diskutim u organizua në kuadër të projektit “Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë” me mbështetje financiare nga Ambasada Holandeze në Kosovë.

Sallonet e ardhshme