Puna praktike në arsimin e lartë dhe ngritja e kapaciteteve profesionale

25.05.2022

Më 24 maj është mbajtur Salloni i së martës me temën: Puna praktike në arsimin e lartë dhe ngritja e kapaciteteve profesionale.

Duke e ditur që numri i studentëve që përfitojmë punë praktike në nivelin e lartë arsimor është shumë i pakët ne ngritja e kapaciteteve profesionale lë për të dëshiruar, në sallonin që është mbajtur kanë qenë të ftuar, Arjeta Fejza, anëtare e Komisionit për Arsim, Shkencë Teknologji dhe Dibran Hoxha, koordinator i projektit dhe asistent i administratën në organizatën ORCA.

Moderimin e këtij salloni e ka realizuar gazetarja, Agnesa Qorri. Ndërsa editoriali mbi këtë temë do të shkruhet nga Egzon Osmanaj, Menaxher i Programit në FES.

Arjeta Fejza si deputete dhe anëtare e komisionit për arsim, shkencë dhe teknologji, ka thënë se ka një shpërputhje në mes të studimeve dhe tregut të punës, ajo është shprehur se ka vende të punës që edhe njerëz që kanë studiuar nuk janë të aftë për ta bërë atë punë për çka edhe kanë studiuar. Ajo ka shtuar se duhet bërë një investim më i madh në vetëdijesimin që puna praktike ka një rëndësi shumë të madhe, duke shtuar se do të duhej të bëhet një fushat vetdijësuese, sidomos kjo të jetë një iniciativë shtetërore që do të mundësonte një zhvillim në këtë drejtim.

Gjithashtu ajo ka treguar se si komision janë në hartim të një ligji për agjencinë e akreditimit të programeve dhe që ky ligj deri në fund të muajit korrik do të jetë në përfundim.

Ndërsa, Dibran Hoxha nga Organizata ORCA, është shprehur se Kosova duhet të bëjë hapa më të shpejt për avanësimin në aspektin praktik. Ka shpërputhje në mes të tregut të punës dhe studime dhe sipas tij ministria e arsimit nuk ka politika për të zgjidhur këtë qështje. Ai gjithashtu ka treguar një formë sesi duhet vepruar Fakultetet për të arsyetuar pse një program është i nevojshëm, ose pse një program nuk është i nevojshëm. Menaxhmenti i fakultetit mblidhet dhe harton një formular që duhet me dërgua në Agjencinë për Akreditim dhe duhet me arrestua pse ky program është i nevojshëm dhe pse i duhet tregut të punës dhe fakultetet nuk kanë statistika për një program që është e nevojshme ai program.

Sallonet e ardhshme