Përdorimi i gjuhës së urrejtjes në media ndaj komuniteteve etnike – Çfarë masash duhet të ndërmerren?

06.09.2023

Përdorimi i gjuhës së urrejtjes në media ndaj komuniteteve etnike – Çfarë masash duhet të ndërmerren?, ishte tema e cila u diskutua në Sallonin e së Martës. Për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuar ishin: Elizabeth Growing, Këshilltare politike për komunitete në Zyrën e Kryeministrit dhe  Emrah Cermjani, Drejtor Ekzekutiv në Roma in Action. Ndërsa moderimi i salloni është bërë nga Norë Gjuzi, gazetare.

Elizabeth Gowing, është shprehur se qytetarët duhet të reagojnë në raste kur hasë në diskriminime ndaj komuniteteve joshumicë në Kosovë. Secili prej duhet të ketë ndikim në rrethin ku jetojnë. Çdo anëtar i komunitetit përballet me raste të diskriminimit, ku ka ofendime siç është edhe akronimi RAE që merret si ofendim.  Ndërtjera janë përmendur edhe rastet në rrjetet sociale ku shumica e qytetarëve të komuniteteve nuk kanë informacion se ku duhet ta raportonte. Gowing ka treguar se aktualisht në Kosovë ka institucione ku gjuha e urrejtjes mund të raportohet.

Ndërsa, Emrah Cermjani, është shprehur se në momentin kur raportohen rastet të gjuhës së irrhejtes cfarë do qofshin ato, institucionet nuk e marrin primare, në mënyrë të përshpejtuar.  Sipas tij, nevojitet përfshirje më e mirë në edukim shkollor. Ka mungesë të literaturës që përshtatet për komunitete. Ministria e Arsimit duhet të shikojë mundësitë që në kuadër të librave shkollore, ta fus edhe historikun e komuniteteve të tjera që nuk janë shqiptare por që jetojnë në Kosovë.

Gjithashtu është cekur se raste të diskriminimeve dhe përdorimit të gjuhës fyese ndodhin edhe në Kuvendin e Kosovës. Fatkeqësia është që gjithçka përfundon më një kërkim-falje, gjithçka harrohet të nesërmen.

“Ky sallon organizohet me përkrahjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të projektit “Luftimi i Diskriminimit, Gjuhës së Urrejtijes dhe Dhunës në baza Gjinore”. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e ATRC, IKS dhe D4D dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian”.

Sallonet e ardhshme