Ndikimi i pandemisë tek të rinjtë e Vushtrrisë: Sfidat për qasje në tregun e punës

29.04.2022

Më 22 prill është mbajtur Salloni me të Rinj në Komunën e Vushtrrisë me temën: Ndikimi i pandemisë tek të rinjtë e Vushtrrisë: Sfidat për qasje në tregun e punës.

Pjesë e panelit kanë qenë: Liridon Hajdini nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport dhe Arbër Hoxha, Kryetar i Këshilli i Veprimit Rinor Lokal Vushtrri. Ndërsa është moderuar nga Drita Dibrani, ku dhe është shkruar edhe editoriali.

Periudha e pandemisë Covid-19 ka qenë sfidë për gjithë secilin vend në botë gjithashtu edhe në Kosovë. Duke e ditur ndikimin e madh që ka pas, pandemia ka ndikuar gjithashtu edhe në shumë aspekte të ndryshme jetësor dhe kategori të ndryshme të njerëzve, duke përfshi këtu edhe të rinjtë.

Në Vushtrri ka qenë një sfidë shumë e madhe kjo periudhë për të rinjtë, Arbër Hoxha ka treguar se për të rinjtë e kësaj komune përveç që ka qenë sfidë ne vete mësimi online për shumë të rijnë kërkimi për punësim ka qenë edhe shumë i madh. Mirëpo ai ka bërë të ditur se të rinjtë e kësaj komune në aq sa është dhënë mundësia nga institucionet janë ndihmuar përmes mundësive të ndryshme. Gjatë kësaj periudhe Hoxha po ashtu ka potencuar se ka pas edhe iniciativa të ndryshme dhe aktivitete duke bërë fushata vetëdijesuese për përdorimin e shërbimeve online.

Ndërsa Liridon Hajdini, ka treguar se gjatë pandemisë ka pas trajnime mirëpo edhe në vazhdimësi do të ketë thirrje për ide nga të rinjtë, ku të rinjtë janë akterë kryesor për të zhvilluar ide dhe aktivitete të reja.  Mirëpo nëse flitet gjatë periudhës së pandemisë shumica e aktiviteteve kanë kërkuar prezencë fizike mirëpo këto aktivitete pandemia i ka minimizuar dhe për të gjitha këto qeveria duhet të mbështet ofrimin e shërbimeve publike për të përfituar të rinjtë dhe publiku për të arritur grupe të caktuara dhe të margjinalizuara.

Sallonet e ardhshme