Ndikimi i covid-19 në punësimin e grave në Kosovë: Kush e paguan çmimin më të lartë?

11.12.2020

Joaktiviteti dhe papunësia e grave vazhdojnë të mbeten ndër përqindjet më shqetësuese sa i përket tregut të punës edhe gjatë kohë së pandemisë. Kjo ishte ndër pikat kyçe që u diskutua në sallonin e së martës e cila edhe i dha përgjigje pyetjes se këtij salloni se “Kush po e paguan çmimin më të lartë?” në ndikimin e pandemisë Covid-19 në punësimi.

Gjatë këtij diskutimi nga panelistët u përmendën sfidat me të cilat po ballafaqohen gratë për tu punësuar, paqëndrueshmërinë në vendin e punës, arsyet për të cilat gratë nuk janë aktive, mbështetjen nga agjencia e punësimit dhe sektorët të cilat pësuan më shumë që nga marsi i këtij viti kur edhe filloj përhapja e pandemisë në Kosovë.

Gjithashtu një pjesë e këtij diskutimi i’u kushtua edhe krahasimit të tregut të punës në vendet e rajonit siç janë  Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ku nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të këtyre vendeve del se gratë kanë shkallën më të lartë të papunësisë dhe se Kosova ka shkallën më të lartë në mesin e tyre.

Pjesë e këtij paneli ishin znj. Mimoza Kusari Lila, Kryesuese e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit Covid-19, z. Shpetim Kalludra, Drejtor i Departamentit për Tregun e Punës, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës dhe znj. Judita Krasniqi, Njohëse e çështjeve gjinore. Salloni u moderua nga znj. Linda Abazi Morina, konsulentë. Ndërsa editoriali i këtij salloni do të shkruhet nga znj. Raba Gjoshi, Menaxhere e Projektit, Instituti Demokraci për Zhvillim.

Ky sallon u organizua në kuadër të projektit “Adresimi i pasojave të COVID-19 në të drejtat e grave në tregun e punës” mbështetur nga Trusti i Ballkanit për Demokraci.

Sallonet e ardhshme