Multikulturalizmi dhe ndërtimi i një sistemi stabil: Mbrojtja e të drejtave civile dhe politike individuale

01.06.2021

Me datë 1 qershor, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mbajti Sallonin e së Martës me temë: “Multikulturalizmi dhe ndërtimi i një sistemi stabil: Mbrojtja e të drejtave civile dhe politike individuale”. Sa po respektohen dhe mbrohen të drejtat civile dhe politike individuale në Kosovë? Sa mund të ndikojë multikulturalizmi në Kosovë në avancimin e mëtutjeshëm të këtyre të drejtave? Ishin vetëm disa nga pyetjet të cilat u parashtruan dhe diskutuan gjatë këtij salloni.

Gjatë Sallonit të së Martës u theksua se është bërë një përparim i dukshëm sa i përket pranimit të multikulturalizmit në të cilin janë të përfshira komunitete të ndryshme. Ndër të tjera, u potencua se multikulturalizmi në Kosovë është një vlerë, por ende mbetet të zbatohet në praktikë. Si rekomandim i dalur nga ky diskutim ishte krijimi i një sistemi stabil ku shteti do të duhej të zbatonte legjislacionin në mënyrë që të krijojë mekanizma më efikas, të hartojë politika adekuate dhe t’i adresojë sa më shpejtë rastet ku paraqitet diskriminimi.

Pjesë e panelit në këtë sallon ishin: Shemsi Krasniqi, Profesor, Fakulteti Filozofik – UP; Arbër Selmani, Gazetar dhe Ekspert i fushës së komunikimit dhe Florent Muçaj, Prodekan për çështje mësimore dhe cilësi, Fakulteti Juridik – UP. Salloni u moderua nga Ferdi Kamberi, Sociolog, nga i cili do të shkruhet edhe editoriali.


Ky sallon u realizua me mbështetje nga Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS).

Sallonet e ardhshme