• Shqip

Mospajtimet në relacionin BE- Kosovë dhe integrimi në Bashkimin Evropian

12.05.2022

Më 10 maj është mbajtur Salloni i së Martës me temën: Mospajtimet në relacionin BE-Kosovë dhe integrimi në Bashkimin Evropian.

Për të diskutuar rreth procesit të liberalizimit të vizave, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për proceset tjera integruese dhe dialogun me Serbinë në këtë sallon kanë qenë të ftuar Mehdi Sejdiu, Këshilltar Politik, Zyra e Zëvendëskryeministrit të parë, Rrezarta Krasniqi, Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane dhe Demush Shasha, Drejtor Ekzekutiv në Institutin EPIK. Moderimin e këtij salloni e ka realizuar Mirlind Behluli, që njëhershit do ta shkruaj edhe editorialin.

Mehdi Sejdiu nga zyra e Zëvendëskryeministrit të parë ka thënë se Kosova i plotëson të gjitha kushtet për të qenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe aplikimi në do të bëhet shumë shpejt. Tutje ai është shprehur se në Kosovë sot është një realitet i ri, ku vendi jonë nuk gjendet më në fund të listës së indekseve të ndryshme mirëpo Kosova tashmë renditet në vendet e para dhe të dyta për efikasitet, andaj edhe ky efikasitet është duke i shtyrë vendet e tjera drejt Kosovës.

Tutje Sejdiu ka shtuar se Integrimi evropian është njëri nga spektret që i bashkon të gjithë; partitë politike, pozitë, opozitë, shoqërinë civile dhe qytetarët.

Ndërsa, Rrezarta Krasniqi, si kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane është shprehur se sa i përket integrimit evropian, dhe liberalizimit, qeverie nuk ka pas transparencë. Dhe nuk ka kemi pas strategji me vendet ndërkombëtare dhe strategji për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Kurse, Demush Shasha, Drejtori Ekzekutiv i Institutit EPIK është shprehur se liberalizimi i vizave është një storje që na tregon se Kosova është e papjekur për procese serioze politike për shkak se Kosova e ka pas favorizimin më të artë në vitin 2016 kemi pas mundësin që ta mbyllim këtë dhe nga ky vit kemi mundur të ecim lirshëm dhe kjo ka tregu papjekuri për të marr një proces seriozë shtet ndërtues. Derisa ka shtuar se avanesimi për integrimin e Kosovës varet nga marrëdhëniet në mes Serbisë dhe Kosovës dhe rëndësia e dialogut është shumë element i rëndësishëm i rrugës sonë.

 

Sallonet e ardhshme