Leja prindërore për barazi gjinore: Baballarët kosovarë dhe suedezë

27.05.2019

Leja prindërore është një e drejtë e konceptuar si mundësi e prindërve për t’iu përkushtuar fëmijës gjatë rritjes. Me qëllim diskutimin e kësaj teme, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mbajti sallonin e radhës: “Leja prindërore për barazi gjinore: Baballarët kosovarë dhe suedezë”.

Gjatë këtij diskutimi u theksua rendësia e ndarjes së obligimeve në familje e cila rezulton në përmbushjen e detyrave të secilit prind ndaj fëmijëve të vet. Gjithashtu, u potencua se ekzistimi i politikave dhe legjislacionit i cili i shërben nevojave të familjes – barazisht nënave dhe baballarëve, është parakusht për barazi gjinore në shoqëri dhe familje. Prindërit kosovarë dhe suedezë diskutuan për sfidat dhe përfitimet që leja prindërore e rregullar mundëson për familjet.

Pjesë e panelit në këtë diskutim ishin: Martin Schyllert, baba suedez dhe Veton Kastrati, baba kosovar.

Ky sallon u organizua si pjesë e projektit “Baballarët kosovarë dh suedezë”, bashkëpunim i Ambasadës Suedeze në Prishtinë, Institutit Demokraci për Zhvillim, Qendrës Ndërkombëtare Olof Palme dhe OJQ SIT.

Sallonet e ardhshme