Funksioni i Kuvendit: Sa po mbështeten nevojat e qytetarëve nga deputetët? / A po mbrohen interesat e qytetarëve nga deputetët?

19.06.2020

Të marten me datë 16 qershor, u mbajt Salloni i së Martës me temë: “Funksioni i Kuvendit: Sa po mbështeten nevojat e qytetarëve nga deputetët? / A po mbrohen interesat e qytetarëve nga deputetët?”. 

Në demokracitë parlamentare Kuvendi ka tri role kryesore: të miratoj ligjet, të mbikëqyr punën e qeverisë dhe të përfaqësoj qytetarët. Roli i përfaqësimit të qytetarëve siç duket po mbetet pak më i zbehtë duke qenë se deputetët janë më të angazhuar me dy rolet e tjera.

Gjatë Sallonit të së Martës u potencua se deputetët me rastin e marrjes së përgjegjësive të kësaj pozite, janë përfaqësues të qytetarëve në përgjithësi andaj duhet të punojnë për interesat dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve. Në fund të këtij diskutimi iu bë thirrje qytetarëve që të monitorojnë punën e secilit prej deputetëve në mënyrë që t’i mbajnë përgjegjës për veprimet ose mosveprimet e tyre në Kuvend. Qytetarët duhet të kërkojnë nga përfaqësuesit të cilët i kanë votuar që me të vërtetë të jenë në nivelin e përfaqësimit të cilin ata e presin.

Pjesë e panelit në këtë Sallon ishin: Arbërie Nagavci, Nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Frashër Demaj, Deputet i Kuvendit të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës. Salloni u moderua nga Albert Krasniqi, Drejtor i Programeve, D+ ndërsa shkrimi i editorialit do të realizohet nga Allen Meta, Menaxher i Projektit, Demokraci për Zhvillim (D4D).

Ky sallon u realizua me mbështetje nga Fondacioni Heinrich Böll (HBF).

Sallonet e ardhshme