Fokusi Gjinor i Strategjisë së Punësimit dhe Tregut të Punës: Mangësitë dhe Rekomandimet

03.06.2022

Më 31 maj është mbajtur Salloni i së martës me temën: Fokusi Gjinor i Strategjisë së Punësimit dhe Tregut të Punës: Mangësitë dhe Rekomandimet.

Ndarja gjinore e tregut të punës është e reflektuar në pothuajse të gjitha sektorët e ekonomisë në Kosovë. Pjesëmarrja e grave në sektorin e bujqësisë është mjaft e mangët në krahasim me pjesëmarrjen e burrave. Nga rreth 16.000 të punësuar në këtë sektor, vetëm 5.4% janë gra dhe vetëm 19.8% janë pronare të ndërmarrjeve bujqësore. Vetëm 5.4% të grave posedojnë Numra Identifikues të Fermave (NIF) rrjedhimisht vetëm 4.0% përfitojnë nga subvencionet në bujqësi.

Për të diskutuar rreth kësaj teme në këtë sallon kanë qenë të ftuar, Fadil Osmani, Agjencia e Punësimit Republika e Kosovës dhe Ylber Aliu, Udhëheqës i Divizionit të Politikave të Punësimit dhe të Aftësimit. Moderimi është bërë nga Judita Krasniqi Hajdari, hulumtuese dhe menaxhere e projekteve në D4D, ndërsa editoriali është shkruar nga Adelinë Ahmeti, gazetare hulumtuese në BIRN.

Ylber Aliu, nga Divizioni i Politikave të Punësimit dhe të Aftësimit ka treguar se fokusi i tyre kryesor është inaktiviteti i grave, derisa ka treguar se ministria është duke punuar në dokumentin strategjik në këtë drejtim me qëllim për të rritur performancën e punës, ku punimi i kësaj strategjia do të jetë për pesë vitet e ardhshme.

Ndërsa, Fadil Osmani ka bërë të ditur se janë se 83 mijë të papunë derisa këtë vit janë edhe 5 mijë të rijnë që janë paraqitur. Osmani ka treguar se këtë kanë filluar bashkëpunimin me shkolla profesionale për të marr student dhe studente për t’i futur në tregun e punës. Ai ka bërë të ditur gjithashtu që është deri më tani mbi 8 përqind e gjinisë femërore janë punësuar në sektor të ndryshëm.

Ky sallon është mbajtur me mbështetjen e Ambasadës Norvegjeze në Kosovë.

Sallonet e ardhshme