• Shqip

Dhuna politike në baza gjinore: Mjetet për ndalim të menjëhershëm

14.12.2021

Më 7 dhjetor është mbajtur Salloni i së Martës me temën: “Dhuna politike në baza gjinore: Mjetet për ndalim të menjëhershëm”.

Duke e ditur që gratë nuk në aspektin politikë nuk kanë qasjen duhur dhe janë të diskriminuara në baza gjinore, Instituti D4D, për të diskutuar mbi këtë temë ka ftuar; Fitim Mulolli, Drejtor Ekzekutiv në POLCON, Sibel Halimi  Zëdhënëse Politike dhe Anëtare e Kryesisë së Lidhjes Demokratike Kosovës (LDK) dhe Tinka Kurti deputete e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Ndërsa moderimi është bërë nga Kadri Gashi Drejtor Ekzekutiv në SIT.

Mulolli ka treguar që në bazë të një hulumtimit që janë duke e bërë së bashku me UN Women rreth dhunës në baza gjinore brenda subjekteve politike, 43 % e grave janë shprehur se janë diskriminuar vetëm pse janë gra.

Ndërsa, Sibel Halimi që ka qenë kandidate për kryetare të Komunës të Ferizjat është shprehur se  artikulimi i zërit dhe aktivizimi i grave ka qenë njëra prej arsyejeve që ka hyrë në politikë. Ajo ka thënë se ndikimi është më i madh kur çështjet gjinore do ta kenë një fokus të veçantë sepse gratë ballafaqohen me një problem shumë të madh në partitë politike.

Kurse, Tinka Kurti ka treguar se brenda Vetëvendosje me gratë aktiviste mundohen që t’i disktuojnë problemet dhe arsyet pse ato nuk munden me qenë pjesë e aktiviteteve. Ajo është shprehur se gratë kanë nevojë për më shumë fonde brenda partive politike për të bërë fushatë zgjedhore.

 

Sallonet e ardhshme