Dhuna Online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?

29.09.2022

Gjuha e ashpër dhe dhuna online ndaj grave në politikë ka qenë mjaftë prezente nëpër portalet online dhe rrjetet sociale në Kosovë. Cilat janë sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar gratë në politikën kosovare, ishin këto disa nga pikat të cilat u diskutuan në Sallonin e së Martës me temën: “Dhuna Online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”.

Gjatë këtij diskutimi u potencua se shoqëria kosovare e ka të shpërfaqur dhunën jo vetëm si akt fizikë por edhe verbal dhe problemi i saj është se më shumë merret me pasojat se me parandalimin e dhunës, cila do lloj e dhunës, duke mos përjashtuar edhe dhunën online ndaj grave në përgjithësi.

Sfidë tjetër e kësaj dukurie në Kosovës është se dhuna online ndaj grave në politikë nuk dënohet me ç’rast u theksua se duhet të ketë një institucion ose mekanizëm për t’i parandaluar këtë gjuhë gjithashtu t’i parandalojë edhe komentet që bëhen në mënyra online

Gjithashtu u theksua se ka shumë pak studime dhe debate që merren me çështjen e gjuhës së urrejtjes sepse jo vetëm gratë që janë në politikë janë të atakuara por edhe ato gra që janë të përfshira në jetën publike. Ka mënyra të ndryshme të shpërfaqjes së dhunës së gjuhës së urrejtjes, andaj u përmend se është shqetësuese edhe numri i madh i raportimeve kur gratë sulmojnë gratë.

Problem tjetër që u potencua është se edhe në media ka njerëz me mendësi patriarkale me ose pa vetëdije dhe kjo është si pasojë e mungesës së informatës, por që edhe mediat e në veçanti edhe politikanët duhet të kenë përgjegjësi të madhe publike dhe shumë kujdes me të madh.

Pjesë e panelit në këtë sallon ishin: Naile Dema Selmani, Gazetare në Klan Kosova dhe Anëtare e Bordit në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), Pranvera Lipovica, Drejtore e Programit në NDI Kosova, Sibel Halimi, Zëdhënëse politike/Anëtare e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Eliza Hoxha, deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Salloni u moderua nga Besnik Krasniqi, redaktor në Grupin Koha ndërsa editoriali është shkruar nga Getoarbë Mulliqi, Drejtore Ekzekutive në AGK.

Ky sallon është mbështetur nga Instituti Kombëtar për Demokraci NDI Kosovo dhe USAID Kosovo në kuadër të projektit “Luftimi i keqinformimit dhe rikthimi i besimit të qytetarëve ndaj mediave”.

Sallonet e ardhshme