Çfarë mundësi ofron tregu i punës për të rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave – ku duhet bërë ndërhyrjet e menjëhershme?

14.12.2022

Pjesëmarrja e ulët e grave në tregun e punës, mundësit e pakëta që atyre ju ofrohen, kushtet në të cilat ato punojnë dhe edukimi i vajzave dhe grave, pushimi prindëror, kanë qenë disa nga temat të cilat janë diksutuar në Sallonin e së Martës me temën: Çfarë mundësi ofron tregu i punës për të rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave – ku duhet bërë ndërhyrjet e menjëhershme?.

Për të diskutuar rreth këtyre tema kanë qenë të ftuar, Narona Ahmeti Daci nga TheHeadHunter Group, Vedat Sagonjeva, Drejtor në Zyrën e Kryeministrit për Planfikim Strategjik dhe Zekirja Shabani, gazetar hulumtues dhe redaktor në ATV. 

Gjatë këtij diskutimi, Vedat Sagonjeva, Drejtor i Zyrës së Kryeministrit për Planfikim Strategjikë është shprehur se pjesëmarrja e grave dhe vajzave është shumë e ulët, pasi që nuk ofrohen shumë mundësi për gratë në tregun e punës, ndërtjera arsyeja tjetër pse gratë nuk kyqen në tregun e punës janë arsyet familjare e gjithashtu edhe kulturore. Sagonjeva është shprehur se janë dy grupe të fuqisë së grave që duhet të trajtohen, grup mosha e grave që janë fuqi punëtore por nuk janë të kyqura në punë dhe kemi kategorinë tjetër të vajzave të reja ku një numër mjaftë i madh i tyre janë të kyqura në tekonologji. Ai ka treguar që aktualisht janë duke punuar në dokumentin për planifikim strategjik për vitin e ardhshëm me c’rast janë identifiluar pesë industri ku interesi është shumë i madh e ato janë, TIK, industria e ushqimit, dhe industria e energjisë dhe ajo green.

Ndërsa, Narona Ahmeti Daci nga TheHeadHunter Group ka thënë se fuqizimi i grave do të bëhet nëse do të ketë fleksibilitet në punë ose të ketë mundësi tjera sic është puna nga shtëpia ose të bëhet puna 50 me 50. Pushimi prindëror është njera prej arsyejeve tjera që gratë nuk janë aktive në tregun e punës e po ashtu edhe numri i të punësuarave nuk është i madh. Ahmeti Daci ka shtuar se nuk është e nevojshme që me patjetër duhet të kesh edukim të lartë për tu punësuar, derisa ajo ka theksuar se grave së pari punës ju duhet të kenë vetbesim.

Kurse, Zekirja Shabani – Gazetar hulumtues/ redaktor ATV ka shtuar se prej vitit 2014 në Kosovë ka ndryshim të strukturës gjinore dhe gjinia femërore në Kosovë tash është në rritje për nga popullësia. Dhe nga raportimet si gazetar tash e 16 vjet arritja akademike nuk është gjithcka. 20 mijë vajza nga UP-ja dalin si të diplomuara dhe kemi më pak se 13 përqind të grave që kanë biznes të tyre derisa ka shtuar se vajzat i kemi edukuar në mënyrë të gabuar. Shabani ka shtuar se burri është pengesa kryesore që gruaja nuk e ka një vend pune, qe gruaja nuk e ka një mundësi për të udhëtuar duke e margjinalizuar. Gratë nuk i llogarisim për punët që i bëjnë në shtëpi, 17 përqind është papunësia totale mirëpo që gratë janë shumë keq dhe krejt kjo na kthen tek ajo që na edukojmë, invetojmë tek një shoqëri gabimisht. 

Sallonet e ardhshme