
Salloni i së martës këtë javë na bashkoi në komunën e Prizrenit duke diskutuar mbi temën: “Barrierat për pjesëmarrje të barabartë të grave në tregun e punës”. Pjesë e panelit për diskutim të hapur ishin: Mybexhel Zhuri, Zyrtare për Barazi Gjinore në Komunën e Prizrenit dhe Esen Kaymakci, Themeluese dhe Drejtore Ekezekutive e Eris Agjenci.
Diskutimi filloi duke theksuar raportin negativ të mundesisë për punësim në aspektin gjinor. Mybexhel Zhuri tregoi se në dhjetë të punësuar vetëm një është grua, duke mos u respektuar Ligji për Barazi Gjinore. Ky dallim është edhe më i pranishëm mes grave që jetojnë në zona rurale, duke ditur që mundësitë dhe infrastrukura e ofruar për shkollim nuk është në nivelin e duhur. Duke u nisur nga ky realitet, Zhuri ofron mbeshtetjen stimuluese në nivel institucional për të krijuar një biznes. Por, çka vlenë të ceket është qasje e grave të cilat nuk janë aspak mbeshtetëse ndaj njëra tjetrës, pra një pjesë të përgjegjësisë e mbajnë vet gratë. Gjithashtu, Zhuri u bënë të ditur të pranishmeve që në komunë funksionon Qendra për Aftësim Professional nga e cila shumë gra kanë perfituar në trajnimet e mbajtura si: rrobaqepsi, frizere, trajnime në fushën e IT-së, etj. Qëllimi dhe objektivi i qendrës është ofrimi i trajnimeve për gratë me arsim të ulët, me aftësi të kufizuara dhe ato të zonave rurale.
Ndërsa, Esen Kaymakci mendon që ne duhet të fillojmë t’i lëmë anash traditat dhe krahas shkollimit gratë të mësojnë për ndonjë zanat specifik i cili mund t’i mbajnë të angazhuara dhe me këtë të ndihen të dobishme për veten dhe shoqerinë. Kurse, për gratë të cilat tanime janë të pranishme në tregun e punës me bizeset e tyre, thekson se pikë e rëndësishme për një biznes është prezantimi i veprimtarisë në platformat online. Kaymakci se bashku me komapninë që drejton, duke u nisur nga ky realitet i mos prezencës se disa prej bizniseve online, mori inciativë për të krijuar falas dizajnimin e logove për gratë të cilat udhëheqin biznese të regjistruara në Prizren dhe Suharekë.
Në fund të diskutimit kuptuam që mbeshtetja e grave ndaj njëra tjetrës është esenciale për zhvillim në rend të parë të mirëqenies së gruas e pastaj biznesit që ato drejtojnë. Kjo më së miri mund të arrihet nëse secila prej tyre ndan përvojat, sfidat dhe sukseset e veta.
Ky sallon u organizua me përkrahje të Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë












