• Shqip

Administrata komunale në Mitrovicën e Jugut: Reforma si mekanizëm i zhvillimit

13.12.2021

Më 25 nëntor, është mbajtur Salloni në Komunën e Mitrovicës me temën: “Administrata Komunale në Mitrovicën e Jugut: Reforma si mekanizëm i zhvillimit”.

Duke e ditur që reformat në përgjithësi janë veprime që ndërmerren për të ndryshuar apo korrektuar ndonjë organizatë, sistem apo të ngjashme. Në Kosovë reforma e administratës publike është kërkuar në vazhdimësi në nivelin nacional.

Me qëllim të kësaj, D4D përmes këtij salloni ka mbledhur një panel për të diskutuar sesa është e nevojshme një reformë administrative në nivelin lokal specifikisht në Komunën e Mitrovicës.

Pjesë e këtij paneli ishin: Valdete Idrizi, Nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Komunën e Mitrovicës, Blerinë Ukshini, Menaxhere e Projekteve në Institutin D4D dhe Afërdita Syla, Drejtore Ekzekutive në CBM. Dhe është moderuar nga Lulzim Hakaj, Koordinator në REC.

Blerinë Ukshini, Menaxhere e Projekteve në Institutin D4D ka thënë se ne si qytetarë duhet të jemi më shumë aktiv dhe të marrim pjesë në organizimet e komunave. E komuna duhet të gjejë forma ma atraktive që qytetarët të marrin më shumë pjesë në dëgjime publike.  Po ashtu ne rekomandojmë që dëgjimet publike t’i mbajmë shumë më herët se në finalizim të buxhetit.

Kurse, Valdete Idrizi nënkryetare e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) në Komunën e Mitrovicës ka treguar se, administrata, vendimet e mira dhe transparenca janë pasqyrë e komunës dhe nëse të gjitha këto janë në funksionale e bëjnë një komuna më transparente. Një administratë e mirë duhet t’i dijë edhe profilet e tregut e në këtë mënyrë edhe zvogëlohet papunësia.

Ndërsa Afërdita Syla, është shprehur se ka shumë çështje për të cilat duhet diskutuar rreth administratës në Mitrovicë mirëpo një nga më të rëndësishmet është siguria. Sipas saj pjesëmarrja e kryetarit në aktivitet në komunë dhe investimet në shumë sektor të ndryshëm siç është shëndetësia dhe në arsim, do ta rriste zhvillimin dhe punën në administratë. Syla poashtu ka përmendur edhe buxhetin si një nga pikat kyçe me të cilat funksionon administrata.

Për më shumë rreth diskutimit mund të shikoni videon KËTU

Sallonet e ardhshme