Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, përcakton që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të përpiqet ta garantojë përfaqësimin e drejtë në Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) për të gjitha komunitetet, me numër të dallueshëm të popullatës brenda një komune, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen gjinore.
Në Raportin Përfundimtar të Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të datës 14 shkurt 2021,2 është theksuar se nuk ka kuota gjinore për përbërjen e komisioneve zgjedhore. Ashtu si në praktikat e kaluara, KQZ nuk publikoi asnjë informatë mbi përbërjen e KKV-ve dhe Këshillave të Vendvotimeve (KVV), përfshirë statistikat gjinore. Vëzhguesit qytetarë raportuan se gratë përbënin rreth 30 për qind të anëtarëve të KVV-ve me një përqindje më të ulët si kryetare të KVV-ve.