• Shqip

Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?

19.10.2022

Gjuha e ashpër dhe dhuna online ndaj grave në politikë ka qenë mjaftë prezente nëpër portalet online dhe rrjetet sociale në Kosovë. Përgjatë monitorimit të periudhës shtator 2021 deri në qershor 2022 janë shkëputur disa segmente të të gjeturave kryesore për të ndërtuar këtë raport të sintetizuar ku pjesë përbërëse të tij janë dy mostra: ajo në gjuhën shqip dhe ajo në gjuhën serbe. Janë analizuar gjithsej 411 portale online dhe rrjete sociale (Facebook dhe Tëitter) në të dyja gjuhët (shih Tabelën e parë).  D4D ka bërë një hap më tutje duke analizuar edhe mostra të vecanta të komenteve në Facebook, në ato postime ku ka pasur komente për gratë. Kjo për të matur jo vetëm narrativat në lidhje me gratë në politikë të publikuara nëpër portale dhe rrjete sociale, por edhe për të parë se si kanë reaguar qytetarët ndaj tyre. E gjithë kjo është bërë duke përcaktuar mostra të analizimit të komenteve kundrejtë postimeve në të cilat cak i sulmeve kanë qenë gratë në politikë. Por duhet të nënvizohet fakti që komentuesit në Facebook nuk kanë komentuar vetëm nëpër postimet në të cilat janë sulmuar gratë në politikë. Ata kanë shprehuar komentet e tyre edhe ku janë pyetur nga pyetjet e portaleve nëpër postimet e tyre në Facebook se “Cfarë mendoni për … (një emër të një gruaje të caktuar)?”.