Agjendë për Reformën Zgjedhore: Drejt përfaqësimit të vërtetë

28.09.2018

Që nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare të vititi 2010 reforma zgjedhore ka qenë top-temë e agjendës politike. Kuvendi i Kosovës përmes dy komisionve ad-hoc të themelura në vitin 2011 nuk kishte arritur të materializonte iniciativën për refomë zgjedhore brenda afatit të paraparë. Në vitin 2014 punën e komisioneve ad-hoc e kishe vazhduar Komisioni për Legjislacion, i cili kishte marrë përsipër finalizimin e ndryshime që preknin vetëm Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke përjashtuar ndryshimet kushtetuese. Suksesi më i madh i arritur nga ky komision ishte miratim i ligjit në parim. Zgjdhjet e parakohshme të mbajtura në vitit 2014 pamundësuan jetësimin e reformës, sado që ndyshimet ishin shumë më modeste në raport me ambiciet fillestare. Reforma u kthy në top-agjendë në vitin 2016 nga Presidenti i sapo zgjedhur Thaçi, i cili krahas reformës zgjdhore për zgjedhjet parlamentare kërkonte edhe ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit, nga Kuvendi në zgjedhje të drejtpërdrejtë prej qytetarëve. Partitë opozitare bojkotuan këtë iniciativë. Ndryshimet e propozuara në grupet punuese asnjëherë nuk u dërguan në Kuvend për shqyrtim.

Punimi propozon sistemin zgjedhor të cilin vlerësimi i nxjerr si më superior për rrethanat e Kosovës. Ky punim vie si vazhdimësi e disa punimeve që Demokraci për zhvillim (D4D) ka publikuar për aspekte të ndryshme të zgjedhjeve deri më tani. Disa nga punimet e mëparshme janë marrë me trendet, listat e votuesve, procesin zgjedhor, punën e komisionit të Kuvendit për reformë, top problemet zgjedhore, anketë të opinionit publik, si dhe vlerësim të procesit të reformës.