Sipas hulumtimit të realizuar nga D4D, rezultatet e paraqitura në infografikë tregojnë se pjesa dërmuese e qytetarëve po e përdorin platformën E-Kosova për certifikata personale dhe familjare, ndërsa një përqindje më e vogël e përdor atë për tatime, gjoba, shërbime shëndetësore dhe sociale.
Sipas rezultateve në terren, grupmosha 18-24 vjeç është ndër më aktivet në përdorimin e shërbimeve online, ndërkohë që grupmosha 65+ ka një përdorim më të lartë të shërbimeve për tatim në pronë, shëndetësore dhe sociale.
Këto të dhëna nënvizojnë një tendencë në rritje të përdorimit të shërbimeve digjitale publike, veçanërisht nga grupmoshat e reja dhe të mesme, ndërsa grupmoshat më të moshuara ende kanë një shkallë më të ulët angazhimi në platformën E-Kosova.
**Kjo infografikë është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i shërbimeve dixhitale në nivel lokal” me mbështetje të KFOS.