Sa konsideroni se jeni të informuar për punën e komunës tuaj?

17.07.2019

Përmirësimi i kanaleve të komunikimit ndërmjet komunave dhe qytetarëve është i domosdoshëm për një qeverisje të mirë lokale. Informimi i qytetarëve duhet të jetë obligim për Komunën, pasi që kjo tregon nivelin e transparencës së asaj qeverisjeje. Megjithatë, informimi i qytetarëve nuk është duke u bërë në masën e dëshirueshme, dhe kjo është vërtetuar edhe nga hulumtimi i fundit i realizuar në qershor 2019 nga instituti Demokraci për Zhvillim (D4D). Mostra e këtij hulumtimi ka qenë 1074 të anketuar në gjithë territorin e Kosovës, me përfshije gjinore 50.5% burra dhe 49.5% gra.

Sipas hulumtimit, del që vetëm 6.4% e të anketuarve kanë deklaruar se janë të informuar mirë për punën e Komunës, derisa 28.7% e tyre kanë deklaruar se nuk janë aspak të informuar.

Përgjigjet e plota të të anketuarve janë paraqitur përmes infografikës në vijim.

Hulumtimi është realizuar në kuadër të projektit “Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë”, i cili përkrahet financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe implementohet nga instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Qendra për Depolitizim të Shoqërisë Kosovare (CDKD).

Të tjerat

Projektligji për riprodhim të asistuar-IVF

Narrativat në Gjuhën Serbe për Muajin Nëntor 2023

Pezullimi i Vizave