Qasja në dokumente publike është një e drejtë themelore që mundëson transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet publike. Kjo infografikë tregon se si ka evoluar numri i kërkesave dhe niveli i përgjigjes nga Komuna e Podujevës nga viti 2020 deri në 2023.
Numri i kërkesave për qasje në dokumente publike është rritur ndjeshëm, nga 20 në vitin 2020 në 42 në vitin 2023.
Pse është e rëndësishme qasja në dokumente publike?
Mundëson qytetarëve të informohen mbi vendimet e institucioneve.
Rrit transparencën dhe llogaridhënien e qeverisjes lokale.
Ndihmon në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.
**Kjo infografikë u realizua nga Instituti Demokraci për Zhvillim, në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e qytetarëve për vendime më të mira”, mbështetur nga programi i Granteve të Vogla i projektit WeBER 3.0, i zbatuar në Kosovë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim. Përmbajtja e kësaj infografike është përgjegjësi e vetme e zbatuesit të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Bashkimit Evropian apo Agjencisë Austriake për Zhvillim.