Përfshirja e grave në Trupat Menaxhues Zgjedhor

31.03.2021

Përveç përfshirjes së grave në listat zgjedhore, është tejet e rëndësishme edhe prezenca e tyre në gjithë ciklin e procesit zgjedhor. Instituti D4D ndër vite ka avokuar për përfshirje sa më të madhe të grave si anëtare të Komisioneve Komunale Zgjedhore, në Këshillat e Vend Votimeve, në cilësinë e trajnereve të Komisioneve Komunale Zgjedhore por edhe përbërjes në Staf Teknik  dhe si Zyrtare Administrative.

Në këtë infografikë është paraqitur përfshirja e numrit të grave dhe burrave në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2021 dhe në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2019. Në të gjitha pozitat vërejmë se numri i burrave ka qenë shumë më i lartë se sa i grave, përveç përfshirjes në cilësinë e trajnerëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore që në këto zgjedhje bëri diferencën.

Instituti D4D inkurajon Subjektet Politike dhe Komisionin Qendror Zgjedhor që në bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm të punojnë drejt balancimit të përfaqësimit gjinor në Trupat Menaxhues Zgjedhor por edhe ata administrativ. Përfshirja e grave në ciklin e procesit zgjedhor përveç që siguron respektimin e të drejtave themelore të të dyja gjinive, sjell përfitime të shumta për të gjithë dhe kontribuon në qeverisje më të mirë.


Kjo infografikë është realizuar me mbështetje nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Të tjerat

Projektligji për riprodhim të asistuar-IVF

Narrativat në Gjuhën Serbe për Muajin Nëntor 2023

Pezullimi i Vizave