• Shqip

Fjalët më të përmendura në programet e subjekteve politike

22.02.2021

Për të analizuar më thellë mbi përmbajtjen e programeve qeverisëse të subjekteve politike, të cilën e kanë prezantuar para qytetarëve gjatë 10 ditëve të fushatës zgjedhore (3-12 shkurt 2021), D4D ka përdorur metodën e analizimit të përmbajtjes së programeve të katër (4) subjekteve politike më të mëdha në vend përmes programit “R Studio”. Teksti i secilit program është pastruar nga fjalët lidhëse, emrat pronor dhe vetor, si dhe foljet e padëshiruara, duke vënë theksin mbi fjalët dhe fushat specifike brenda programeve. Gjithashtu, fjalët e njëjta të përdorura në kohë të ndryshme të gjuhës shqipe janë bashkuar në një të vetme për të matur në përgjithësi shpeshtësinë e përdorimit të asaj fjale/fushe në programin politik. Përmes kësaj është synuar të kuptohet se në çfarë tema ka qenë fokusi i subjekteve politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës më 14 shkurt.

Për të kuptuar më mirë analizën e fjalëve më të përdorura në përmbajtje të programeve politike, në vijim gjeni detaje mbi këtë analizë:

Programi i Lëvizjes Vetëvendosje është i gjatë 52 faqe, dhe top 5 fjalët më të përmendura janë:

Kosova – 35 herë

Ekonomia – 33 herë

Qeveria – 28 herë

Shëndetësia – 19 herë

Punësimi – 19 herë

 

Programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është i gjatë 44 faqe, dhe top 5 fjalët më të përmendura janë:

Qeverisje – 41 herë

Kultura – 11 herë

Sherbime – 11 herë

Kosova – 10 herë

Zhvillimi – 10 herë

 

Programi i Partisë Demokratike të Kosovës është i gjatë 100 faqe, dhe top 5 fjalët më të përmendura janë:

Kosova – 354 herë

Sektor – 87 herë

Ekonomia – 72 herë

Ndërkombëtare – 61 herë

Qytetarët – 61 herë

 

Programi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është i gjatë 68 faqe, dhe top 5 fjalët më të përmendura janë:

Kosova – 214 herë

Ekonomia – 75 herë

Investime – 61 herë

Shteti – 47 herë

Punësimi – 41 herë

 

Kjo analizë dhe infografikë është realizuar me mbështetje nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Të tjerat

Përfaqësimi gjinor i subjekteve politike në debatet televizive gjatë fushatës zgjedhore

Përfaqësimi gjinor i subjekteve politike në debatet televizive 10 ditë para fushatës zgjedhore

Si e vlerësojnë qytetarët kosovarë vendimin e qeverisë së Kosovës për t’ju bashkëngjitur “mini-Schengenit”?