A mendoni se vështirësimi i ushtrimit të biznesit në vitin e fundit për shkak të pandemisë Covid-19 ka ndikuar më shumë ..

29.09.2021

Instituti D4D ka realizuar dy raunde të pyetjeve në kuadër të omnibusit në teren, me 1065 të anketuar në muajin qershor dhe shtator, për të parë perceptimet e tyre mbi të bërit biznes gjatë kohës së pandemisë.

Në pyetjen se  “A mendoni se vështirësimi i ushtrimit të biznesit në vitin e fundit për shkak të pandemisë Covid-19 ka ndikuar më shumë në bizneset” Në bizneset e udhëhequra nga burrat janë përgjigjur 8.2% të të anketuarve në muajin shtator dhe 7.7% e të anketuarve në muajin qershor. Për bizneset e udhëhequra nga gratë 17.9% në muajin shtator në krahasim me 12.2% në muajin qershor.  Përqindja më e madhe e të anketuarve mendojnë se të dyja pa dallim (të udhëhequra nga burrat dhe të udhëhequra nga gratë 70.4% në muajin shtator dhe 77.2% në muajin qershor. Përderisa nuk kanë pasur njohuri 3.6% e të anketuarve në muajin shtator dhe 2.9% në muajin qershor.

Për më shumë detaje, shihni të dhënat në infografikë.

Kjo infografike është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetje për gratë e afektuara nga pandemia COVID-19 në tregun e punës” Mbështetur nga Balkan Trust for Democracy (BTD)

Të tjerat

Çfarë mendoni se duhet të bëjnë institucionet për të ndihmuar stabilitetin e bizneseve të grave në Kosovë pas pandemisë COVID-19?

A mendoni se bizneser e grave vazhdojnë të kenë ende pasoja, si pasojë e pandemisë covid-19?

(Mos) Përfshirja e grave në tregun e punës